Tulsi Gabbard ka konfirmuar se do të japë dorëheqje nga pozita e saj si drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së, duke e përmendur si arsye sëmundjen e bashkëshortit.
Në letrën e dorëheqjes, ajo i tha presidentit Donald Trump se është “thellësisht mirënjohëse për besimin që ma dhatë dhe për mundësinë për ta udhëhequr Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë një viti e gjysmë që shkoi”, raporton gazeta “The Guardian”.
“Fatkeqësisht, mua më duhet që ta dorëzoj dorëheqjen time, në fuqi nga 30 qershori i vitit 2026. Bashkëshorti im, Abrahami, është diagnostikuar rishtazi me një formë tepër të rrallë të kancerit të eshtrave” – shtoi ajo.
Sipas zonjës Gabbard, burri i saj “ballafaqohet me sfida të mëdha në javët dhe muajt e ardhshëm”. “Në këtë kohë, mua më duhet që të largohem nga shërbimi publik për të qenë pranë tij dhe për ta mbështetur plotësisht në këtë betejë” – shkroi më tej zyrtarja e lartë, tashmë në dorëheqje.